• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA “XIBRAKA” – PËRGJIMET/ Bisedat e koduara, “orkestra”, “elefanti” dhe “larja e rrobave” që fundosën Ermal Hoxhën dhe grupin e tij

droni by droni
24 September, 2017
in Kronika, Video, web tv
0
DOSJA  “XIBRAKA” – PËRGJIMET/ Bisedat e koduara, “orkestra”, “elefanti” dhe “larja e rrobave” që fundosën Ermal Hoxhën dhe grupin e tij
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbulohen detaje të reja nga operacioni “Xibraka” i kryer në vitin 2015 nga policia, ku u zbulua një laborator kokaine si dhe u vendos në pranga nipi i Enver Hoxhës dhe disa persona të tjerë.
“ABC News” siguron dosjen gjyqësore të Krimeve të Rënda ndaj nëntë të pandehurve të dosjes “Xibraka”, të akuzuar si të përfshirë në prodhimin dhe përpunimin e kokainës.
Në material zbardhen bisedat e përgjuara mes të pandehurve dhe gjuha e koduar për t’i shpëtuar drejtësisë.
Pas vendimit të Shkallës së Parë në korrik të këtij viti dosja është zhvendosur në Apelin e Krimeve.
Gjykata për Krime të Rënda ka dhënë 10 vite burg për Ermal Hoxhën.
Ndër bisedat e koduara, hasen fjalë si “orkestra”, “elefanti” dhe “larja e rrobave”, që fundosën Ermal Hoxhën dhe bashkëpunëtorët e tij të arrestuar e dënuar.

https://youtu.be/L99FjFWDYTk

 

Operacioni “Xibraka” – Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit më 15 janar 2015

Foto Arkiv – Magazina e droges Xibrake

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, DPQ Tiranë, DPQ Elbasan, dhe DPQ Durrës, si dhe në bashkëpunim me autoritetet policore gjermane, pas një hetimi proaktiv disamujor, ku janë aplikuar të gjitha format dhe metodat bashkëkohore të hetimit, më datë 14.01.2015, finalizuan me sukses operacionin policor “Xibraku”.
Prej disa kohësh, Policia e Shtetit ishte duke hetuar për aktivitetin e këtij grupi të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Falë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar dhe shkëmbimit të informacionit, u bë i mundur identifikimi i pjesëtarëve të këtij grupi, dhe mbajtja e tyre në kontroll si dhe dokumentimi i aktivitetit kriminal.
Nga hetimet paraprake, rezultoi se bëhej fjalë për një grup të strukturuar, me një aktivitet kriminal me shtrirje ndërkombëtare të trafikut të narkotikëve nga Amerika Latine në Ballkan dhe me destinacion Europën Perëndimore.
Grupi kriminal siguronte lëndë me përmbajte të substancave narkotike, të cilat më pas i nënshtroheshin një procesi përpunimi dhe nxjerrjes së substancës së pastër kokainë, me qëllim përdorimin në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.
Me qëllim përpunimin “profesional” të lëndës narkotike dhe përgatitjen përfundimtare të saj për treg, organizata kriminale kishte rekrutuar dhe angazhuar në përbërjen e saj, shtetas kolumbian, të arrestuar në këtë operacion.

Në kuadër të këtij operacioni policor, të shtrirë në tre qarqe, Tiranë, Elbasan dhe Durrës, u arrestuan…
1. Saimir Sadik Batku, vjeç 43, lindur dhe banues në Tiranë.
2. Fatmir Xhemal Hoxha, vjeç 48, lindur dhe banues në Tiranë.
3. Kastriot Haxhi Imeri, vjeç 47, lindur dhe banues në Tiranë.
4. Gentjan Hasan Gjonaj,vjeç 43, banues në Vlorë.
5. Arjan Zeni Dalipi, vjeç 50, banues në Elbasan.
6. Kelment Zeni Dalipi, vjeç 45, banues në Elbasan.
7. Cezar Adolfo Avila, lindur në Tunja Kolumbi, vjeç 67.
8. Ëalther Moren Juan Moreno, vjeç 42, banues në Bucaramanga, Kolumbi.
9. Ilir Skender Hyseni, vjeç 47, banues në Tiranë.
10. Ermal Ilir Hoxha, vjeç 40, banues në Tiranë.
11. Egest Dankësi, vjeç 27, lindur dhe banues në Elbasan.

U sekuestruan si prova materiale të lidhura me aktivitetin kriminal…
• Sasia prej 19 kilogramë e 416.2 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
• 77.727 kg e dyshuar si lëndë narkotike e llojit kokainë.
• 19.8 kg e dyshuar si përzierës i lëndës narkotike kokainë.
• 359.400 Euro.
• 2.769.000 lek të reja.
• 4150 Dollarë Amerikan.
• Janë sekuestruar pesë copë karta krediti dhe një cek me vlerë 4.500 dollarë
• Një armë zjarri automatik model 56.
• Një armë zjarri Revolver me mulli.
• Një armë zjarri e tipit pistoletë me kalibër 9 mm.
• Tre armë gjahu, shotgan, çifte dhe një teke.
• 174 fishekë të modeleve dhe kalibrave të ndryshme.
• 50 fishekë luftarake me calibër 9 mm.
• Katër automjete të tipeve të ndryshme.
• Një makineri vakumi e cilësisë së lartë.
• Një peshore elektronike.
• 25 aparate telefoni celulare.
• Janë sekuestruar pesë ora të markave të ndryshme.
• Janë sekuestruar edhe dy automjete.
• Janë sekuestruar aksesorë për prodhimin dhe paketimin e lëndës narkotike të llojit kokainë, si presa, peshore të llojeve të ndryshme, mikrovala etj.
• Janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të substancave dhe perkursoreve, dhe përzierës që shërbejnë për prodhimin e substancave narkotike.
• Si dhe një sasi e konsiderueshme dokumentesh të ndryshme si mandate arkëtimi, kuponë tatimore etj, të cilat hedhin dritë mbi aktivitetin kriminal të shtetasve të lartpërmendur.

Hetimi i kësaj Organizate Kriminale u bë për veprën penale të “Trafikimit të Lëndëve Narkotike”, 283/a/2 “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale lidhur me prodhimin, fabrikimin ose trafikun e paligjshëm të narkotikëve“ 284/a, dhe “Armëmbajtje pa leje e Armëve dhe Municioneve Luftarake“ 278/2 dhe 278/5 të Kodit Penal.

Previous Post

DETAJE/ Shkodër, masakroi nipin me thikë, 4 vjet më parë xhaxhai “dështoi” ta vriste me çifte

Next Post

Djemtë kundërshtarë në futboll, baballarët, një shqiptar e një serb, sherr me thika

droni

droni

Next Post
Djemtë kundërshtarë në futboll, baballarët, një shqiptar e një serb, sherr me thika

Djemtë kundërshtarë në futboll, baballarët, një shqiptar e një serb, sherr me thika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.