Një tifoz ka humbur jetën ne stadium. Ngjarja e rende ndodhi gjatë ndeshjes Skënderbeu-Partizani. Sipas informacioneve te marra tifozi ka ndërruar jetë në shkallët e stadiumit “Skënderbeu”, ku po ndiqte kryendeshjen e javës së 3-të të Superligës shqiptare. Megjithëse ambulanca mbërriti me shpejtësi, i moshuari nuk mundi të mbijetojë pasi dyshohet për infarkt. Ngjarja ka ndodhur në minutën e 20’ të ndeshjes ndërsa tifozi ndodhej i ulur në tribunën B në stadiumin e Korçës.












