Nje punonjes policoe eshte plagosur me thike. Ngjarja ka ndodhur ne rrethrrotullimin e Bathores, mesditën e sotme. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak rezulton se ‘tek rrethrrotullimi i Bathores, punonjësi i patrullës, shtetasi Z. P., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë i planifikuar me shërbim (patrullë këmbësore) është qëlluar me mjet prerës nga një person ende i paidentifikuar i cili është larguar’. Punonjësi i policisë është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.











