Një grua 40 vjeçare ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare dy javë më parë gruaja nga Llakatundi ka rrahur vjehrrën e saj, R.Q. 69 vjeçe. Xhevahire Qoshku ishte fshehur, por ditën e djeshme policia e pikasi dhe ajo do të gjykohet për veprën penale “Dhuna në familje”.











