Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 19 vjeçarin Kejvin Bliu i cili përplasi me makinë një 14 vjeçar dhe u largua nga vendngjarja. Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për Bliun.
Ngjarja:
Kejvin Bliu, 19 vjeç, banues në Tiranë ditën e hënë rreth orës 11:00, në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur motorin tip “Piaggo” me drejtues shtetasin e mitur me iniciale A. B., 14 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ku më pas është ndaluar dhe arrestuar nga shërbimet e policisë rrugore.











