Një 25 vjeçar ështe arrestuar nga policia britanike si i dyshuari i tretë i sulmit me bombë në metronë londineze në Parsons Green ditën e premte. Sipas mediave lokale 25 vjeçari u kap të martën në qytetin Welsh të Newport, ndërkohë që dy të arrestuar të tjerë po hetohen nga autoritetet. Përgjegjësia e këtij sulmi u mor përsipër nga forcat e ISIS.











