• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ëndërroni, por mos tregoni çfarë shihni

droni by droni
20 September, 2017
in Telegram
0
Ëndërroni, por mos tregoni çfarë shihni
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ekzistojnë disa teori që kërkojnë të shpjegojnë se pse ëndërrojmë apo interpretojmë kuptimin e ëndrrave tona.
Një nga këto është teoria e aktivizimit të sintezës. Ky model u zhvillua në vitin 1976 nga J. Allan Hobson dhe Robert McCarley. Sipas saj, qarqet e trurit aktivizohen gjatë gjumit REM, një fazë e karakterizuar nga një aktivitet i fortë cerebral, në të cilën sytë lëvizin me shpejtësi në drejtime të ndryshme dhe personi ëndërron. Ky sistem lejon aktivizimin e zonave të sistemit limbik – domethënë, atë grup formash të trurit të telencefalusit dhe diencefalusit, të përfshira në kontrollin e emocioneve, ndjesive dhe kujtimeve. Truri sintetizon këtë aktivitet të brendshëm – duke ëndërruar – dhe përpiqet t’i japë kuptim këtyre sinjaleve. Ky model sugjeron që ëndrrat janë një interpretim personal i sinjaleve që prodhon truri gjatë gjumit. Ekzistojnë pra, më parë emocionet e brendshme dhe pastaj ëndrrat, të cilat janë një përpjekje për të kuptuar këto emocione. Një tjetër teori e rëndësishme është simulimi i rreziqeve. Truri në fazën e ëndërrimit, përgatitet për më të keqen duke e përjetuar atë situatë: është sikur të përpiqesh të stërvitesh ose të përgatitesh për frikërat e jetës reale. Stresi, ankthi dhe përvojat dramatike rrisin predispozicionin për të parë ëndrrat e këqija, si edhe shpeshtësinë e tyre. Dhe i njëjti makth mund të përsëritet disa herë, për të trajnuar trurin që të njohë gjendjen negative. Makthet veprojnë si një realitet virtual në tru, duke riprodhuar skenarët më të tmerrshëm që mund të ndodhin në jetë. Kushdo që sheh ëndrra të këqija kur bie në gjumë, është më i stërvitur për të reaguar në kohë të vështira dhe për të gjetur një zgjidhje. Këto dy teori shpesh paraqiten si konkurrente, por edhe pse e para i përcakton ëndrrat si një interpretim të inputeve të brendshme, ndërsa e dyta i përcakton ato si përpunim të të dhënave të jashtme, të dyja teoritë i përcaktojnë ëndrrat si një përpjekje për të vënë rregull, në një gjendje kaosi. Duke marrë shtysë nga teoria e simulimit të rreziqeve, është e mundur të supozohet se kjo tendencë vjen nga nevoja për të ndarë ëndrra veçanërisht mbresëlënëse, për të marrë nga personi tjetër një mënyrë dhe një vizion tjetër për t’i rrokur dhe kuptuar, dhe në fund përgatitur për to. Na pëlqen të flasim për ëndrrat sepse në këtë mënyrë ne mund të përgatisim veten për të vepruar në situata të rrezikshme, që mund të ndodhin në të ardhmen. Mënyra se si i vlerësojmë ëndrrat tona ndikohet nga fakti që informacioni negativ që përmbajnë ato, i bën ato të rëndësishme, por shpesh vetëm në sytë tanë. Niveli i interesit që këto ëndrra mund të ngjallin në të vërtetë është i shtrembëruar nga paragjykimet tona: nuk është e thënë që bashkëbiseduesi ynë të jetë po aq i interesuar për t’i dëgjuar. Së dyti, duhet të kemi parasysh se ëndrrat tona janë të lidhura me emocionalitetin tonë, kështu që rrëfimi ndikohet nga ndjenjat tona. Në këtë dritë, është e lehtë të kuptojmë se ëndrrat që për ne janë të ngarkuara me përmbajtje, mund të duken të parëndësishme dhe nganjëherë qesharake për ata që na dëgjojnë. Ne priremi të mendojmë se ëndrrat tona janë me të vërtetë të çuditshme, por në fakt, rreth 80 për qind e ëndrrave përshkruajnë situata të zakonshme. Çështja është se ne tentojmë të kujtojmë dhe të flasim për ato më të çuditshmet. Informacioni që nuk kuptojmë shpesh mund të nxisë kuriozitetin tonë, veçanërisht në prani të emocioneve të forta: mospërputhjet dhe situatat që duket se janë të pakuptimta në ëndërr na duken të mbushura me kuptime, që meritojnë diskutime dhe interpretime. Duke marrë parasysh këtë informacion, mund të kuptojmë më mirë se si shumica e ëndrrave tona janë të mërzitshme për ata që na dëgjojnë, shkruan bota.al. Nëse ende e ndiejmë dëshirën për të folur për të, qasja e duhur mund të jetë identifikimi i një metode me të cilën duhen adresuar kërcënimet që gjenden në to. Nëse ëndrra na ka mësuar një mënyrë për t’u marrë me një problem, ndarja e asaj historie do të jetë me interes për bashkëbiseduesit.

Tags: EndrraTeoriTregime
Previous Post

DETAJE/ U arrestua në velierën me drogë, i moshuari italian parashtron një kërkesë

Next Post

EMRAT/ Kontrabandë ilaçesh, dy menaxherët e farmacive në pranga

droni

droni

Next Post
EMRAT/ Kontrabandë ilaçesh, dy menaxherët e farmacive në pranga

EMRAT/ Kontrabandë ilaçesh, dy menaxherët e farmacive në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.