Një kamion është kapur nga autoritetet e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake kamioni ishte i mbushur me drogë dhe kishte si destinacion Italinë. Burime nga policia thanë se kamioni me targa AA 939 LK, ishte duke u bërë gati që të imbarkohej për në traget. Deri më tani mësohet se është shoqëruar shoferi i kamionit.











