Makinën e Policisë mbrëmë në Elbasan, e goditi dhëndri i Qazim Sejdinit me një shokun e tij.
Denoncimin e bën kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili i referohet një mesazhi të mbërritur në adresën e tij.
“Kryetar mirëmbrëma. Sot ne Elbasan dhëndri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari me Suel Celën me makinë të blinduar kanë goditur makinën e zv.drejtorit të policisë Elbasan. Kjo pasi një pikë kontrolli ka kontrolluar disa ushtarë të tyre”, publikon Basha, mesazhin e mbërritur në adresë të tij.
Sipas Bashës, “Kur krimi i veshur me pushtet dhunon vetë policinë, Vetting-u duhet të nise nga kryeministri, ministri i brendshëm e kryebashkiakët të bërë njësh me bandat”.













Comments 2