Uniformat e Policisë së Shtetit, të armatosura dhe të veshura me jelekë antiplumbë, kanë rrethuar sot Shkozën. Ndërkohë fadromat e IKMT-ësë kanë nisur shembjen e 153 banesave te ura e Shkozës.
Banorët e banesave që prishen nuk janë lejuar t’u afrohen shtëpive të tyre. Ata thanë se as nuk kishin dijeni se sot do të nisnin shembjet.
Shembja forcërisht e banesave, nisi ndërsa banorët ishin në pritje të një marrëveshjeje ditën e enjte.












