• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kreu i PD reagon pas mbledhjes së Grupit Parlamentar: Do ta shembim këtë sistem të kalbur politikisht

droni by droni
19 September, 2017
in Politika
0
Basha: Tre kushtet e PD-së për Reformën Zgjedhore
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Lulzim Basha, kreu i Partise Demokratike u eshte pergjigjur disa pyetjeve të gazeyareve ne lidhje me mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD. Basha u shpreh për çesjtjet qe u diskutuan ne mbledhje dhe se do te nise hapat per te shembur sistemin e kalbur politik.
Pyetje: Z. Basha, çfarë vendimesh u morën në grup?

Basha: Në grup kemi diskutuar me shqetësim të thellë për situatën në Shkozë. Eshtë një sjellje jo prej qeverie, por prej pushtuesi, ku 153 familje të cilave u ishte premtuar gjatë fushatës nga kjo forcë politike dhe ky kryeministër, legalizim dhe shpronësim, me vlerë sipas tregut, sot ju shemben shtëpitë dhe nxirren në mes të katër rrugëve. Edhe një familje do të ishte dramë. Janë 153 familje  dhe ky është treguesi më i qartë se; çfarë ishte, çfarë është dhe çfarë do të jetë qeveria e Edi Ramës.

Ndërkohë që mbahet ky qën​drim për 153 familje,  për qindra qytetarë shqiptarë nga fëmijët të vegjël e deri tek të moshuarit, i keni parë vetë, tjetër qëndrim mbahet për bandat, pasuria e të cilave, qarkullimi i të cilave është i garantuar edhe kur godasin makinat e policies, siç ndodhi në Elbasan. Pse? Sepse këto banda në Elbasan, siç e dinë të gjithë banorët e Elbasanit, ishin në krah të Edi Ramës për zgjedhjet e 25 Qershorit. Dhe ky është thelbi i problemit. Një qeveri e cila nuk ka ardhur me votën e qytetarëve, nuk është përgjegjëse para qytetarëve. Një qeveri që ka ardhur me lekët e pista të krimit nuk e godet krimin, por e mbron atë edhe kur krimi godet policinë.

Ndaj, kemi diskutuar përsëri në detaje për hapin e parë që duhet hedhur për shembjen e këtij sistemi të kalbur politik, të këtij karteli politiko–kriminal, ky hap, janë zgjedhjet.

Po nuk u rregullua çështja e zgjedhjeve në Shqipëri, do të vazhdojmë të kemi qeveri që vijnë në pushtet me paratë e krimit dhe të drogës dhe i bëjnë Amin kriminelëve, bandave, ndërkohë që godasin qytetarët. Pse?

Sepse nuk e kanë të lidhur fatin e tyre me qytetarët.

Reforma zgjedhore është urgjencë absolute. Duke filluar që nga kjo javë, ne do të nisim konsultimet politike për t’i shtrirë ato pastaj edhe në rrafshin e konsultimeve me qytetarët, me intelektualët, me grupet e interesit. Brenda javës do të nisë konsultimi me aleatët opozitarë të Partisë Demokratike, si dhe do të eksplorojmë qëndrime të përbashkëta, me çdo forcë tjetër politike që është në opozitë me qeverinë e ardhur në aleancë me krimin dhe që sot i bën temena krimit dhe godet qytetarët.

 

Pyetje: Z.Basha, por kryeministri Rama dje tha që reforma zgjedhore duhe të bëhet sipas marrëveshjes së 18 majit. Ju, nga ana tjetër, thoni që kjo marrëveshje ka vdekur praktikisht?

 

Basha: Ky është cirk, ky nuk është thelbi. Ai do të pretendojë se ka marrëveshje. S’ka marrëveshje për një arsye të thjeshtë, se marrëveshjen e shkeli. Marrëveshja çfarë kishte në thelb? Votën e lirë. Çfarë bëri më 25 qershor? Bleu, dhunoi votën e shqiptarëve. Kjo i jep fund marrëveshjes. Ndaj ky është një cirk dhe unë ju ftoj të mos harxhoni shumë kohë me cirkun.

Qëndrimi im dhe i Partisë Demorkatike për marrëveshjen e 18 majit është shprehur qartësisht në seancën e parë në Parlament. Kush vazhdon të merret me “e lagu, s’e lagu”, nuk bën gjë tjetër, nuk i shërben interesit publik, por i shërben tymnajës që Edi Rama do të krijojë.

Thelbi është: marrëveshja vdiq sepse Edi Rama shkeli thelbin e marrëveshjes, bleu vota sa deshi, angazhoi kriminelët sa deshi. Këto janë faktet, këto i di unë, i dini ju, i di edhe Edi Rama.

Prandaj le të merremi me thelbin. Reforma zgjedhore është domosdoshmëri për vendin; dhënia fund e manipulimit dhe shkatërrimit të zgjedhjeve, dhënia fund shit-blerjes së votës; dhënia fund e rolit të kriminelëve të cilët janë ata që na caktojnë qeveritë, prandaj sillen qeveritë si kriminelë me shqiptarët dhe sillen si aleatë me krimin.  Ky është prioriteti. Dhe në këtë rrafsh përtej deklaratave dhe qëndrimeve tona që i japin zë mllefit dhe dëshpërimit popullor, ne po lëvizim edhe në planin e zgjidhjeve, duke ofruar nisjen e reformës zgjedhore si domosdoshmëri. Do apo nuk do Edi Rama.

Tani të mendosh se Edi Rama do reformë zgjedhore, se do të luftojë shit-blerjen e votës, se e do votimin elektronik kjo është një gënjeshtër e pastër. Sepse është falë shit-blerjes së votës dhe manipulimit, që Edi Rama është sot akoma kryeministër.

Votimi elektronik është përparësi absolute. Dhe është vetëm përmes votimit elektronik që ne do të mundësojmë edhe objektivin tonë të shpallur prej vitesh, votimin e emigrantëve shqiptarë, që është përparësi absolute për Partinë Demokratike.

 

Pyetje: Po lidhur me fraksionet në Partinë Demokratike, dje ka pasur….

 

Basha: Partia Demokratike ka qenë dhe është e hapur dhe do të jetë edhe më e hapur. Unë do të bëj gjithçka që gjithkush që do të kontribuojë, të gjejë vetën e tij apo të saj në çdo formë apo mënyrë përfaqësimi, nga forumet më të larta, tek aktiviteti i anëtarëve të Partisë Demokratike.

Tags: BashaintervistePyetjeSistem
Previous Post

FOTO/ Ky shqiptar kërkohet nga policia zviceriane

Next Post

Drejtuesit më të mirë të komuniteteve kanë një mundësi në SHBA

droni

droni

Next Post
Ambasada e SHBA reagon për deklaratat e Ramës: Vendet të punojnë për anëtarësim në BE, larg gjuhës që nuk e çon përpara këtë synim

Drejtuesit më të mirë të komuniteteve kanë një mundësi në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.