• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Flet vajza e Azem hajdarit, Rudina: Si i kujtoj vitet 1997 – 1998 dhe si u ndjeva në sallën ku “luftoi” im atë

droni by droni
19 September, 2017
in Kryesore, Politika
0
INTERVISTA/ Flet vajza e Azem hajdarit, Rudina: Si i kujtoj vitet 1997 – 1998 dhe si u ndjeva në sallën ku “luftoi” im atë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, vajza e ish-deputetit të vrarë demokrat Azem Hajdari, liderit të lëvizjes së dhjetorit ’90, shprehet se si deputete ka realizuar ëndrrën e saj për t’u përfshirë në politikë dhe si një amanet i pathënë i të atit.
Duke folur për gazetën “Panorama”, Rudina Hajdari, ajo nuk dëshiron të ndajë me publikun përjetimet e saj natën e 12 shtatorit, kur Azem Hajdari u vra fare pranë selisë së Partisë Demokratike, ndërsa shprehet se përgjegjësia e emrin që mban, është shumë e madhe brenda sallës së Parlamentit.
Debatin për Gramoz Ruçin në krye të Kuvendit, deputetja demokrate e shkolluar në SHBA e ndan në dy aspekte, në atë ligjor e Kushtetues, sipas të cilit kandidatura e tij nuk ka asnjë mospërputhje dhe atë moral. Prejardhjen e tij nga periudha komuniste para ’90 kur ka mbajtur poste të larta shtetërore, deputetja demokrate e cilëson shqetësuese për një pjesë të shoqërisë shqiptare që ka vuajtur persekutimet e periudhës së komunizmit.
E pyetur për lënies jashtë listës së deputetëve të PD të emrave si Jozefina Topalli, Astrit Patozi apo Genc Ruli, Hajdari i vlerë son si emra me vlerë dhe kontribute, ndërsa do të jetë koha që do të vlerësojë cilindo.

Ju vini nga disa vite studime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çfarë studimesh keni mbaruar?
Studimet i kam kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kam filluar me gjimnazin në Neë York, më pas kam bërë shkollën e lartë në “Fordham University”, New York në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare e më pas Master në “Columbia University”, New York për të Drejtën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe një Master në “King’s College”, Londër për Gjeopolitikën, Territorin dhe Sigurinë.

Kur jeni kthyer në Shqipëri?
Kam rreth 7 muaj.

Keni punuar në institucionet e shtetit shqiptar?
Kam punuar në Ministrinë e Jashtme, për 2 vjet 2009 – 2011 në departamentin e NATO-s si specialiste, menjëherë pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Si e morët vesh që do të ishit në listën e kandidatëve për deputetë të PD? Si jua komunikoi zoti Basha?
Ishte një vendim i kryetarit të Partisë Demokratike dhe unë e mora vesh siç e morën vesh të gjithë kandidatët e tjerë, nuk pati ndonjë procedurë të veçantë për mua.

E prisnit një kandidim për deputete, ju kishte shkuar në mendje se një ditë mund të zëvendësonit babai tuaj në parlament?
Ishte një aspiratë e imja. Ishte realizim i të gjithë investimit të jetës sime, që unë e kam bërë me përkushtim të thellë dhe përgjegjësi të mbiemrit që mbaj.

Si u ndjetë kur kryetari i PD-së ju lajmëroi se do të jeni kandidate për deputete në Tiranë në një zonë të sigurt të listës?
Ishte realizimi i një ëndrre që unë e kisha pritur dhe e kisha ndërtuar me arsimim dhe pjesëmarrje aktive në ambientet e politikës. Isha e vetëdijshme se kisha një përgjegjësi shumë të madhe, unë jam vajza e Azem Hajdarit dhe përgjegjësia ime para publikut, por dhe Partisë Demokratike, është shumë më e madhe se e kolegëve të tjerë.

Si e përjetuat ditën e parë si deputete, aty ku 26 vjet më parë ishte ulur dhe babai juaj?
Ishte shumë emocionuese dhe e veçantë, sepse atë ditë unë pata fjalimin e parë në atë parlament, por ajo ditë koincidoi edhe me 19-vjetorin e vrasjes së babait tim, Azem Hajdarit. Ishte një rastësi e dhimbshme, ishte rastësi e bukur, ishte një rastësi e tillë që ndjeva, unë dhe ai ishim të dy në atë sallë. Emri i Azem Hajdarit, përmes meje, përmes ditës së shënuar, u rikthye dhe u artikulua atë ditë edhe në parlament. Dukej sikur ishte një dëshirë e tij që 19 vjet pas ndarjes së tij nga jeta, e bija e tij të rikthehej në atë sallë ku ai aq shumë debatoi, punoi, bëri ligje, bëri beteja politike.

Ju bën përshtypje fakti që emri i Azem Hajdarit u kujtua atë ditë jo vetëm nga demokratët, por dhe kundërshtari politik, siç ishte kryeministri Rama, i cili me një status në FB, uroi zënien e karriges së Azemit prej vajzës së tij në Kuvend? Si e patë këtë qëndrim?
M’u duk shumë normale, është një sjellje korrekte dhe mendoj se kjo i dedikohet dhe figurës së babait tim, i cili ka marrë vlerësime dhe nga kundërshtarët e tij politikë për shpirtin luftarak që kishte. Vlerësimin për përfshirjen time në politikë e shoh korrekte dhe normale për një vend demokratik europian.

Ju keni qenë 12 vjeçe, kur është vrarë Azem Hajdari. Çfarë mbani mend nga ato ditë?
Mbaj mend që ka qenë një periudhë shumë e errët në jetën time. Ka qenë një periudhë e ngjeshur me ngjarje, 1997, 1998, plagosja në Kuvend, kishin shumë situata të vështira. Ne i kemi përjetuar rëndë në familje këto ngjarje. Duke qenë se kam qenë në një moshë shumë të vogël, përjetimet e atyre ditëve i kam shumë personale dhe mendoj se duhet të mbeten personale e të mos i ndaj me publikun.

Gjatë viteve 1997 – 1998 transmetohej në familje ndonjë shqetësim i madh ndaj babait apo ndonjë rrezik që te ju diskutohej?
Nuk kemi pasur biseda të tilla. Babai im ka pasur një tipar të veçantë, faktin që kur vinte në shtëpi, merrej me familjen, ishte i dedikuar ndaj nënës dhe ne fëmijëve e nuk diskutonte çështjet e punës dhe politikës.

Cili është qëndrimi juaj për kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili është nga deputetët më të vjetër të Parlamentit shqiptar?
Unë do ta shihja në dy aspekte këtë çështje: e para, është pjesa ligjore. Sipas Kushtetutës, Gramoz Ruçi i përmbushi kriteret që kërkohen për të qenë në krye të Kuvendit. Në një demokraci, ne duhet ta respektojmë Kushtetutën, pavarësisht nëse politikisht biem ose jo dakord me propozimin që u bë që ai të jetë në krye të Kuvendit. Personalisht, mendoj se Gramoz Ruçi, zgjedhja e tij ishte një regres për Shqipërinë, sepse ai i përket një të kaluare dhe reputacioni i tij është e rëndë për një pjesë të mirë të shqiptarëve që ka kaluar mes vuajtjeve dhe persekutimeve të periudhës së komunizmit. Përveç kësaj, ai ka pasur një konflikt dhe me Ambasadën Amerikane, e cila ia ka ndaluar udhëtimin për në Amerikë dhe kjo është e rëndë për numrin dy të vendit. Por unë pashë një kontradiktë të madhe nga ana e kryeministrit, i cili gjatë fjalës së tij fliste për një Shqipëri europiane, ndërsa në krye të Kuvendit vendos një njeri të kohës së vjetër, që vjen nga një e kaluar komuniste. Kjo për mua përbën nonsens nga ana e kryeministrit.

Grupi Parlamentar i PD-së ka shumë të rinj, si e shihni marrëdhënien mes brezave në PD?
Brenda Partisë Demokratike nuk shoh ndonjë mospërputhje mes brezave. Mendoj se lista e deputetëve të kryetarit Basha kishte një ripërtëritje të Grupit Parlamentar të PD-së. Ka një mirëkuptim dhe organizim nga të gjithë, pa diferencime mes të rinjve apo atyre më me përvojë në PD dhe mendoj se kjo do të na ndihmojë të krijojmë një frymë. Tani mbetet në dorën e të rinjve se sa aftësi kanë dhe se çfarë dinë të bëjnë për ta afirmuar veten e tyre në politikë.

Si e shikoni mungesën e ish-nënkryetares së PD-së, Jozefina Topalli, nga Parlamenti, apo dhe të Astrit Patozit, Majlinda Bregut dhe Genc Rulit?
Jo vetëm emrat që ju përmendët janë me vlerë e kontribute në PD, për çdo demokrat që ka dhënë mbështetje në atë parti, sigurisht që lë gjurmë. Vetë koha historia e tregon realisht të vërtetën.

Previous Post

PROTESTA E SHKOZËS/ U premtoi zgjidhje, qytetarët i kujtojnë deputetes Gjebrea: Terror, si serbët në Kosovë gjatë luftës

Next Post

Shijak, burri dhunohet nga ish-gruaja, kërkon urdhër mbrojtjeje

droni

droni

Next Post
Tiranë, jo vetëm burrat dhunojnë gratë, edhe gratë detyrojnë burrat të kërkojnë urdhër mbrojtje

Shijak, burri dhunohet nga ish-gruaja, kërkon urdhër mbrojtjeje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.