Gjykata e Lartë ka vendosur të shtyjë gjyqin ndaj deputetit Tom Doshi, dhe dy personave të tjerë, Mark Frroku dhe Durim Bami.
Seanca ishte parashikuar që të niste sot në orën 10:00 por për shkak të mos krijimit të Kolegjit Penal, ajo është shtyrë për një datë tjetër.
Dy gjyqtaret, Evelina Qirjako dhe Adriana Fullani janë dorëhequr nga detyra, pasi u ka mbaruar mandati.











