Shërbimet e Policisë Kufitare në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative me datë 16. 09. 2017 u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike ku u arrestua në flagrancë
Fabio Dervishaliaj 22 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi në mjetin tip BMW me targë AA 269 OM, ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet proçeduriale do ti kalojnë në Prokurorinë Për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/22 i Kodit Penal.














