Kukës.
Kanos me armë zjarri për motive të dobëta, një shtetas.
Arrestohet nga Policia.
Gjithashtu, sekuestrohet arma e zjarrit, tip pushkë.
Më datë 15.09.2017, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, u arrestua në flagrancë shtetasi:
-Shaip Peposhi, 72 vjeç, banues në fshatin Zall Lusën, Kukës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Lusën, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri, tip pushkë, shtetasin I.P., 48 vjeç, banues në fshatin Lusën, Kukës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma zjarrit, tip pushkë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 278 dhe 84 të K.Penal.












