Një aksident i rëndë gjatë të cilit u përplasën pesë vetura ndodhi mbrëmjen e së shtunës në autostradën Durrës – Tiranë, njofton lapsi.al.
Mësohet se ka disa të plagosur dhe dëme të shumta materiale. 20 minuta pas aksidentit në vendin e ngjarjes nuk shihej ende asnjë ambulancë apo uniformë policie, njofton portali.














