Një 25 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë. I riu, Aldo Sabriu, banues në Elbasan, akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Arrestimi i tij u bë pasi një ditë më parë në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, 51-vjeçares me inicialet R. Sh., e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Elbasanit më datë 27 qershor 2017. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për akuzat e “dhunës në familje”, dhe “veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.












