• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kadare: Ju tregoj dy shpifjet më të mëdha që më kanë dëmtuar

droni by droni
15 September, 2017
in Kronika, Kryesore, Kulture, Politika
0
Kadare: Ju tregoj dy shpifjet më të mëdha që më kanë dëmtuar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë intervistës ekskluzive për emisionin “Studio e Hapur” në Neës 24, shkrimtari i madh Ismail Kadare komentoi edhe letrën drejtuar botuesit Henri Çili, në të cilën shprehej se nuk ia falte Fatos Lubonjës atë shprehjen që ka të bëjë me gjuhën serbe. A e ka quajtur ai “jevgë përpara gjuhës shqipe” gjuhën serbe?

Shkrimtari thotë se ajo është një shpifje e Lubonjës, njësoj si një tjetër shpifje që është besuar masivisht, që shkrimtari i ka cilësuar si “Jashtëqitje e kombit”, refugjatët shqiptarë.

“Ka dy mendime në këtë botë, që këtyre marrëzive s’i duhet vënë veshi ndonjëherë, se koha do t’i provojë nëse janë të vërteta. Ka dhe një mënyrë tjetër, që është që të marrim përgjigje, s’ka pse të rrijë njerëzimi me brenga, shpifja është rëndim për një komb të tërë. Unë nuk e di sa të drejtë do kem të zgjedh njërën prej këtyre mënyrave, pasi të dyja janë të mira dhe të këqija për t’u sqaruar. U bë një shpifje që ju duhet ta keni dëgjuar, që Ismail Kadare ka thënë: “jashtëqitje e kombit për refugjatët shqiptarë”. Shpifja është e rëndë, se shkrimtari më i njohur i vendit, i quan mijëra të rinj që tronditën diktaturën, jashtëqitje e kombit. Dhe kjo shpifje u tha në një miting në Tiranë. Tani unë arsyetova në mënyrë naive dhe të gabuar, që kjo hidhet poshtë nga koha. Nuk është ashtu.

Shpifja zuri vend, e para se sigurimi kishte rrjetin e tij kudo, dhe e dyta se ju duk zbavitëse njerëzve. Unë e kisha të lehtë ta hidhja poshtë, ngulja këmbë në një emision televiziv, që u tha kjo shpifje, u pranua që u tha kështu për refugjatët shqiptarë. Në mitingun në Tiranë ku u tha kjo, kishte 100 mijë veta. Në tribunë nja 20 vetë, dhe shpifja u bë nga njëri prej tyre që u tha se ishte Ismail Kadare. Po unë nuk kam qenë fare në atë miting dhe kështu mendoja se me videon do hidhej poshtë shpifja dhe qeshja e njerëzve. Njerëzit nuk kanë qeshur fare, kjo më është futur në biografi në vendet e huaja. Se thoshin që Ismail Kadare, shkrimtar i mirë, por ka bërë disa të pabëra. Thuhej është akuzuar në vendin e vet për këtë gjë, dhe nuk thuhej a është apo jo e vërtetë.

Prandaj shpifjet janë për njerëzit e shquar shumë të kushtueshme. Se kthehen në marrëzi. Se kur e di që s’ke qenë fare në një miting, pse do kesh ti dyshimin më të vogël se do hidhet poshtë. Shpifja vazhdon dhe ka ende njerëz që besojnë se e kam thënë. Ca akoma më thonë: “Z.Kadare po si të shpëtoi goja që e the këtë?”. Shpifja e dytë është e re, foshnje akoma, që ka dalë nga ky njeriu me emrin Fatos Lubonja. Pa pikë turpi ka shkruar se Ismail Kadare kohët e fundit në një libër të tij ka quajtur gjuhën serbe si një jevgë krahas një zonje të madhe që është gjuha shqipe. Është qesharake. Është për të qarë e qeshur. Ka një kontekst që ngjan si e besueshme se citon dhe librin që gjasme ku e kam thënë unë këtë. Por unë fjalën jevgë e kam përdorur në një fjali shumë komplekse.

Unë shkruaj “në vitet 30’ kundër shqiptarëve shpërtheu një propagandë e madhe serbe, e çmendur, dhe nuk ishte vetëm nga zuzarët që kanë ata zakonisht, por kryesohej nga kryeministri i Serbisë, Gjorgjovic, dhe është e vërtetë ai botoi një libër, ku thotë një portret të shqiptarëve që është më i përçmuari në botë, më i ndyri, më i palejueshmi. Që shqiptarët janë morracakë, idiotë, të pandershëm, të palarë, histerikë, që s’kanë as gjuhë, as kulturë asgjë. Dhe unë citoj Gjorgjevicin, dhe them këtij librit të Gjorgjevicit ju përgjigj kryeministri shqiptar dhe shqiptarët panë me sy këtë tmerr që thuhej për vendin e tyre. E pamë të botuar në Tiranë me sytë tanë. Dhe unë shkruaj në librin tim “në këtë kohë emocionalistët shqiptarë të ndikuar nga ky libër ranë nën ndikimin serb dhe filluan të shajnë gjuhën serbe me të njëjtat klishe përçmuese që ata na shanin ne.

Ata filluan të thonë që gjuha serbe është si një jevgë krahas një zonje të madhe, si gjuha shqipe. Dhe si për të ngushëlluar gjuhën shqipe, vunë epitete të shumta si trëndafil etj. Fqinji i keq të indikton, të ngjit sëmundjen e keqe. Prandaj shqiptarët s’duhen të binin në këtë kurth. Tani ky zotëria i mer, (Lubonja) dhe thotë që Kadare shkruan për gjuhën serbe që është jevgë. Është e pabesueshme se si mund të shpifësh kështu. Si nuk doli dikush të hapë librin dhe ta shikojë këtë lemeri. Se nuk mund të ndryshosh tekstin. Prandaj them që nuk duhen lejuar këto gjëra. Se kjo e pastron shoqërinë, sqarimi i shpifjes. Nuk e le të degradohet. Ne kemi degraduar në shumë gjëra ngaqë kemi lejuar atë që nuk lejohet”,- sqaron ai.

Previous Post

VIDEO/ Kadare: Todi Lubonjen e kisha mik, Fatos Lubonja akuzoi babanë dhe e zhyti thellë e më thellë

Next Post

VIDEO/ Kadare flet për “Nobel”-in e munguar dhe tregon një histori të padëgjuar

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Kadare flet për “Nobel”-in e munguar dhe tregon një histori të padëgjuar

VIDEO/ Kadare flet për “Nobel”-in e munguar dhe tregon një histori të padëgjuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.