Disa persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi në metronë Green Parsons në Londër. Sipas raporteve të mediave britanike, dëshmitarët kanë raportuar se dëgjuan një shpërthim të premten në mëngjes. Raportimet e para flasin për disa persona janë plagosur. Një gazetar në vendngjarje tha se te lenduarit po trajtoheshin nga mjeket për djegie në fytyrë. Thuhet se ishte një pajisje e bardhë në pjesën e prapme të metrosë kishte shpërthyer, por mbetet ende e paqartë se çfarë ishte dhe kush e kishte vendosur aty. Pasagjerët u evakuuan menjehere.














