Mediat italiane raportojnë detaje të reja nga vrasja e ndodhur mesditën e sotme, kur një shqiptar vrau me thikë ish-bashkëshorten e tij rumune.
Sipas “Torino Today”, 48-vjeçarja Elena Seprodi u vra për çështje ekonomike dhe për xhelozi në banesën e saj në Casale Monferrato, pas një sherri me ish-bashkëshortin e saj shqiptar, 49-vjeçarin Kujtim Hasanaj.
Shqiptari u arrestua brenda në shtëpi, me thikën që mbante në dorë, shumë pranë viktimës së shtrirë në tokë. Hasanaj deklaroi në polici se ndonëse ishin të divorcuar, ajo që e mbante lidhur atë më ish-gruan ishte një fëmijë që ata kishin bashkë.
E pikërisht çështje që kanë të bëjnë me paratë dhe një tradhti e së shkuarës është bërë shkak për këtë konflikt që përfundoi sot në tragjedi.











