Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti. Sipas informacioneve të marra, një makinë u përplas me motorrin që drejtonte i riu. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të Vlorës. Sipas informacioneve nga policia, drejtuesi i motorit është në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë në kokë. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por drejtuesi i makinës u shoqërua në polici.











