Një shqiptar u arrestua në Greqi. Ngjarja ndodhi 21 vjet pasi kishte vrarë bashkëatdhetarin e tij. Sipas informacioneve zyrtare shqiptari 47-vjec ishte ne kerkim nderkombetar me urdher arresti nga policia shqiptare dhe nga Prokurori i Athines per vrasje me paramendim. Ai u arrestua ne Larisa nga policia greke. Shqiptari akuzohet se me 15.03.1996, ne Athine, ka goditur me mjete te forta ne pjese te ndryshme te trupit nje shqiptar 46-vjec, i cili ka nderruar jete si pasoje e goditjeve.












