Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë padyshim një nga çiftet më të dashura për publikun dhe që prej shumë vitesh janë pjesë e ekranit shqiptar. Rreth 4 vite më parë çifti u bekua me një djalë dhe ka ardhur koha që Joeli të bëhet me motër ose vëlla. Po, sepse po ju japim lajmin e bukur se Amarda është 3-muajshe shtatzënë.
Në foton ekskluzive për Xing.al çifti duken shumë të lumtur që shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të dytë ndërsa Ami mban në duar testin e shtatzënisë.
Amarda dhe Ermali kanë dashur gjithnjë një familje të madhe dhe në intervista të mëparshme kanë deklaruar se bebi numër dy nuk do të vonojë shumë, dhe ja ku erdhi!












