Një 24 vjecar është arrestuar nga policia e Elbasanit. Spanjoll Buzhani ishte shpallur në kërkim nga autoritetet pasi kishte përdhunuar një vajzë 13 vjec.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit
në kërkim:
Spanjoll Buzhani, 24 vjeç banues në Elbasan.
Ndalimi i tij, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë
08.07.2016, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Marrëdhënie
seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar nga neni 100/1 i Kodit Penal,
pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13 vjeçare.











