Sot, rreth orës 12:53 një mjet është përmbysur në rrugën “Hoxha Tasim”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimi paraprak ka rezultuar se mjeti me drejtues K .D., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin F. K., ku si pasojë e përplasjes mjeti me drejtues F. K., është përmbysur.
Nga përmbysja e mjetit me drejtues F. K., është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet i cili është jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Punohet për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes së mjeteve.












