• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LISTA/ 74 bizneset VIP, 220 milionë euro borxhe te tatimet

droni by droni
13 September, 2017
in Ekonomi, Ekonomia
0
Taksat, disa nga ndryshimet në paketën e re që u votua në Parlament
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bizneset e mëdha, të ashtuquajturit VIP-a, po rezultojnë shumë problematikë në Shqipëri, si në marrëdhëniet me bankat, ashtu dhe me institucionet tatimore e doganore. Dy vjet më parë Banka e Shqipërisë bëri publik lajmin se 35 kreditorë të mëdhenj kishin mbi 60% të totalit të kredive të këqija, hua që aktualisht janë në fazë ristrukturimi.
Tashmë edhe nga tatimet vjen një lajm i ngjashëm. Nga 78 miliardë lekë që është detyrimi që kanë 18.5 mijë bizneset në vend, 38% e këtij totali i përket vetëm 74 bizneseve VIP.
“Peshën më të madhe në vlerën e detyrimeve e zënë subjektet e Drejtorisë Rajonale të Tatimpaguesve të Mëdhenj, 38%, më pas vjen Drejtoria e Tiranës, e cila në fakt ka një numër absolutisht më të madh të tatimpaguesve, me 35,6%, Durrësi rreth 5%, e kështu me radhë të tjerat në rend zbritës, me më pak detyrime”, konfirmojnë burimet zyrtare të tatimeve.
Në vlerë absolute janë rreth 30 miliardë lekë, ose 220 milionë euro, që këto 74 sipërmarrje të mëdha i kanë shtetit. Disa prej këtyre kompanive ishin edhe në listën e 35 kreditorëve të mëdhenj të bankave.
Tatimet përditësuan së fundmi listën e bizneseve debitore deri në fund të korrikut, ku nga 18.5 mijë bizneset në total, spikasnin 74 sipërmarrje VIP, të cilat tashmë janë objekt i bllokimit të llogarive bankare dhe të sekuestrimit me forcë të detyrimeve.
Pjesa më e madhe e këtyre bizneseve janë kompani nga sektori i naftës dhe ndërtimit dhe janë përfshirë tashmë në një proces falimenti. Por ato do të jenë objekt i detyrimeve tatimore derisa sa Gjykata e Falimentit të marrë vendimin e likuidimit.
Në listën e zezë të Tatimeve janë emra të njohur të biznesit, si kompania e Përpunimit të Naftës, ARMO, “Bankers Petroleum”, “Deveron Oil Albania”, “TEA Construksion”, “Çilotaj Group”, “Filanto”, “Petrolimpex”, “ERI Fruit”, “Transpetrol”, “Rrajca” etj.
Ndërkohë pjesë e Listës janë të gjitha kompanitë e Grupit “Taçi OIL” tashmë në falimentim. Lista dominohet më së shumti nga biznese të sektorit hidrokarbur, ku spikasin “Rira”, “Anoil”, “Viloil”, FIT-MEK-OIL, “Globoil”, “Petrol Impex”, “Transpetroli”, “Kuid”, “Taçi Oil”, ARMO, “Bankers”, etj.
Nga sektori i ndërtimit dhe energjisë spikasin emrat e njohur si “Vigand Konstruksion”, “Alpine Bau GMBH”, “Çilotaj”, “TEA Construksion”, “Balfas Industrial”, “Kalivaç Energy”, “Construksion Energyk” dhe “Amadeus Group”.
Pjesë e listës është edhe qendra e njohur tregtare “City Park” dhe ish-kompania e supermarketeve, “Carrefour” (Qendra e Distribucionit Ushqimor).
Nga sektori i lojërave të fatit në listën e zezë të Tatimeve si biznese VIP janë “Astra 200”, “Xhoi Lloto” dhe “Top Bast”.
Një pjesë e subjekteve e kundërshtojnë detyrimin dhe kanë hapur proces gjyqësor, por kjo gjithsesi kërkon pagimin apo garantimin e pagimit të detyrimit.
Borxhi tatimor është rritur me shpejtësi vitet e fundit, si pasojë e kushteve të vështira në të cilat ka kaluar ekonomia. Bizneseve u është dashur të operojnë në një ambient të vështirë ku ka dominuar rritja e taksave, rënia e kërkesës dhe mungesa e kredisë bankare.

Previous Post

Marrëveshja e parë e opozitës, ja për çfarë ranë dakord PD dhe LSI

Next Post

Atentat biznesmenit, flet polici i burgjeve: Situata më doli jashtë kontrollit…

droni

droni

Next Post
Atentat biznesmenit, flet polici i burgjeve: Situata më doli jashtë kontrollit…

Atentat biznesmenit, flet polici i burgjeve: Situata më doli jashtë kontrollit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.