Dje ka ndërruar jetë gazetarja e njohur korçare, Irena Vreto. Ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Shkrimtarja dhe gazetarja e njohur Irena Vreto, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Ceremonia mortore do të mbahet sot në orën 11.00 te Kisha e Shen Sotirit (te Parku “Rinia”).
“Sëmundja e rëndë për 4 vite të gjata dhe të tmerrshme triumfoi, me gjithë luftën e fortë të Irenës”, shkruan në një postim në “Facebook”, kolegia dhe mikja e saj Albana Cakshiri.












