Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e Ardian Molla 48 vjeç, banues në Durrës.
Sipas Policisë Molla, më datë 08. 09. 2017, në lagjen Nr. 5, Durrës ka ngacmuar seksualisht dhe i ka vjedhur celularin 17-vjeçaren L. A., banuese në Durrës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Vjedhja” parashikuar në nenet 108/a dhe 134 të Kodit Penal.











