Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen dhe arrestimin e Hysni G., 50 vjeç, banues në njësinë administrative Qendër-Bilisht.
Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga një 42-vjeçare, e cila ka deklaruar se më datë 12. 09. 2017, ky person ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me këtë të fundit.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” ngelur në tentativë, parashikuar nga nenet 102 e 22 të Kodit Penal.











