Një tjetër dëshmitar është marrë në mbrojtje në lidhje me çështjen “Shullazi”. Besnik Musai është shoferi i Ylvi Beqjas, dhe ishte dëshmitar kur u bë kontrata për dhurimin e “Vollgës”.
Musai ka dëshmuar në sallën e gjyqit, ndërsa tha se Beqja është kërcënuar nga Emiljano Shullazi.
Ai ka treguar para togave të zeza se familja e tij është kërcënuar nga dy persona.
“Dy ditë më parë dy persona kanë kërcënuar familjen time. Ndaj unë u mora në mbrojtje”, është shprehur Besnik Musai.












