Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë, në Lungomare, tek shkolla e Marinës, ku një automjet u përplas me motor. Për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i motorit. Ai është transportuar drejt spitalit rajonal për marrjen e ndihmës mjekësore. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.












