Autoritetet greke kanë sekuestruar një sasi prej 89 kg kanabisi. Bashkë me to u arrestua edhe një 52-vjeçar shqiptar. Gjatë kontrollit në makinën me të cilin shqiptari lëvizte, (identiteti i të cili nuk bëhet i ditur) u gjetën 42 paketime kanabisi me peshë totale 88 kg. Droga dhe makina, që ishte në pronësinë e një greku u sekuestruan.













