Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Lushnjë. Një makinë ka përplasur një këmbësor, duke i marrë jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Konjat, të Lushnjës ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Këmbësori ishte duke kaluar rrugën kur është përplasur nga makina.
Viktima është ende i paidentifikuar.











