• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Korçë, dhunohen 37 varre, skeletet hidhen në përrua

droni by droni
11 September, 2017
in Kronika, Kryesore
0
Korçë, dhunohen 37 varre, skeletet hidhen në përrua
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të paktën 37 varreza janë shkatërruar, duke bërë të dalin në sipërfaqe eshtra dhe skelete njerëzore. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Popçisht të njësisë administrative Moglicë. 34 familje në këtë fshat, përveç dëmit psikologjik të shkaktuar nga shkatërrimi i varreve të familjeve të tyre, janë shokuar edhe më tepër, pasi sipas tyre, qentë e fshatit vërtiten në rrugë apo edhe në kopshtet e tyre me eshtrat nëpër gojë. Si të mos mjaftonte kjo, ata kanë qenë edhe dëshmitarë të momenteve kur firma, e cila po zbaton projektin e ndërtimit të rrugës Korçë-Gramsh, ka gërmuar varrezat dhe së bashku me inertet ka hedhur në përrua edhe eshtrat. Edhe Prokuroria e Korçës ka pushuar hetimet për rastin, me argumentin se banorët që kanë denoncuar pretendojnë për varre ortodokse, ndërkohë që fshati ka besim mysliman.

Sazan Gaxhu tregon se eshtrat e 3 familjarëve të tij, prindërve dhe vëllait, përfunduan në përroin e fshatit, pasi firma i mori së bashku me inertet, edhe pse ai ua kishte treguar vendin e saktë se ku ndodheshin ato.

Çfarë ka ndodhur me varrezat e fshatit tuaj?

Janë 37 varre të paktën që janë shkatërruar. Te kisha e fshatit janë 27 varre ortodokse dhe 10 varre të reja këtu brenda në fshat. Firma që po bën punimet për rrugën Korçë-Gramsh gërmoi dhe i shkatërroi. Një pjesë na i hodhi në përrua dhe pjesën tjetër i ka hapur duke gërmuar dhe i ka dëmtuar. U thamë atyre të firmës që të mos punonin në këto dy vende se kishte varre, u përpoqëm t’i parandalonim, ku nuk u ankuam, por si përfundim ata i morën së bashku me dherat e punimeve dhe i flakën në përrua.

Ju keni varre familjarësh të dëmtuara?

Po, dy varret e prindërve dhe të vëllait i kisha këtu në fshat, por s’m’i lanë rehat. Këtyre të firmës ua treguam vendin e saktë ku i kishim së bashku me vëllain tjetër, por s’na e vunë veshin dhe bënë çfarë kishin ndër mend.

A jeni përpjekur të bisedoni me ta?

Po, si jo, jo vetëm me ta, por s’kemi lënë zyrë pa trokitur. Madje u thamë që nëse nuk do të ndryshohej projekti, t’i zhvarrosnin e t’i çonin diku tjetër, por me respekt. Këta as respekt për të vdekurit nuk treguan. Ç’më duhet rruga që po bëhet mbi kockat e familjarëve të mi? Si mund të shkelet mbi të vdekurit me ndërgjegje? Varret e tjera janë varre ortodokse, se janë te kisha e fshatit. Pavarësisht se tani këtu dy fise kemi ngelur (myslimanë), dikur ky fshat ka pasur banorë nga të dyja besimet. Këtu ka pasur ortodoksë, kisha e dëshmon këtë gjë. Atje janë 27 varre, por për ata nuk ka kush të reagojë se nuk kanë familjarë këtu (janë larguar në emigracion), e megjithatë ne si banorë u përpoqëm që edhe ata të trajtoheshin me respekt. Tani, si të mos mjaftonte kjo, ngaqë janë të zbuluara ato kocka që kanë mbetur, po na i marrin qentë e po na i sjellin nëpër oborret e shtëpive.

E keni denoncuar rastin?

Po, kemi denoncuar në polici dhe në prokurori. Si përfundim, na erdhi përgjigjja që firma ka të drejtë dhe këto tonat janë pretendime pa bazë. Prokurori thotë se në këtë fshat aktualisht ka vetëm myslimanë dhe hedh poshtë varret ortodokse. Ne kallëzimin e bëmë që para se të nisnin t’i gërmonin dhe s’na besoi kush. Tani që doli fjala jonë, le të mbajnë përgjegjësi. Tani dua eshtrat që m’i hodhën në përrua të m’i kthejnë ose të më dëmshpërblejnë për këtë që më shkaktuan.

Tags: EshtrashkaterrimVarre
Previous Post

FOTO/ Aktori i njohur shqiptar na prezanton të dashurën

Next Post

VIDEO/ Gabimi i parë i Gramoz Ruçit si Kryetar Kuvendi

droni

droni

Next Post
Gafa e Gramoz Ruçit: Rama, kandidat për President…

VIDEO/ Gabimi i parë i Gramoz Ruçit si Kryetar Kuvendi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.