Një efektiv i policisë ushtarake i shpëtoi një atentati me eksploziv këtë mesditë në segmentin Durrës – Shijak.
Policia u njoftua nga vetë efektivi i policisë, i cili e kishte vënë re eksplozivin, pasi i ishte fikur makina. Blutë mbërritën në vendin e ngjarjes, për të nisur hetimet e para.
Pas konstatimit nga specialistët e policisë së krimeve në Durrës, u vendos të njoftohej njësia xheniere e RENEA-s. Një grup nga kjo njësi është nisur drejt qytetit të Durrësit, për të çaktivizuar lëndën plasëse dhe për të shmangur një shpërthim të mundshëm. Burimet e policisë thonë se pronari i mjetit, efektiv i policisë ushtarake, nuk njihet si person me probleme.












