• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prostitucioni online rrëfehet njëra nga vajzat: Duhej të flisja me fjalë të pista dhe të bëja veprime të ndryshme seksuale për ta

droni by droni
10 September, 2017
in Kronika
0
Prostitucioni online rrëfehet njëra nga vajzat: Duhej të flisja me fjalë të pista dhe të bëja veprime të ndryshme seksuale për ta
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vajzat e arrestuara katër ditë më parë si pjesë e rrjetit të prostitucionit virtual në Tiranë, ka treguar para grupit hetimor sesi funksiononte puna e tyre. Pesë vajzat u kanë treguar hetuesve sesi arritën të gjenin një vend pune të tillë dhe si kamufloheshin tek familja e tyre. Sipas burimeve të Prokurorisë, vajzat janë shprehur se familjen e tyre e gënjenin se ishin punësuar në call-center. “Familjarëve u thoshim se punojmë në call-center”, janë shprehur ato.
Më tej, burimet thonë se një shtetas britanik ka qenë personi që paguante më shumë për të pasur shërbime seksi online nga Tirana. Ai ishte klienti i rregullt i një prej pesë vajzave të ndaluara pak ditë më parë në kryeqytet. Ato po hetohen aktualisht në gjendje të lirë, si pjesë e një rrjeti të prostitucionit virtual.
“Një person nga Britania ishte klient i rregullt. Ai ishte një njeri tejet i vetmuar. Më kontaktonte shpesh dhe kërkonte të qëndronte gjatë në linjë. Kërkonte t’i flisja me fjalë të pista dhe të bëja veprime të ndryshme seksuale për të”, ka dëshmuar para hetuesve vajza që preferohej prej britanikut, fitimi i të cilës në muaj ka shkuar deri në 4 milionë lekë të vjetër.

Rekrutimi
Më tej, vajzat nuk kanë nguruar t’u tregojnë hetuesve edhe mënyrën e rekrutimit të tyre brenda rrjetit të prostitucionit virtual, baza e të cilit ndodhej në qendër të Tiranës. “Ishte një shoqe, që ma propozoi këtë punë. Nuk e dija saktësisht se ç’do bëja. Më tha: Hajde se do të fitosh mirë. Unë kisha nevojë për para”, ka rrëfyer një prej vajzave.
Në këtë lloj prostitucioni vajzat nuk rekrutonin vetëm shoqet, por historia duket se shkonte edhe më tej, kur motra e madhe rekruton më të voglën për të kënaqur epshet seksuale të klientëve virtualë. Ndërkohë, nga dëshmitë e të rejave, kryesisht studente, ka rezultuar se pasi shkonin në studion e krijuar nga 33-vjeçarja e cila është lënë në “arrest shtëpie”, Dafina Tresa, ishte kjo e fundit që merrte situatën në dorë. “Ishte ajo që na hapte një llogari në faqen “Adult Ëork” me një pseudonim, numrin e llogarisë, ku klientët paguanin me kartë dhe na tregonte se ç’duhet të bënim”. E përbashkëta e vajzave ishte argumenti që ato përdornin tek familjarët e tyre, lidhur me punën që kryenin.

“U kemi thënë që punojmë në call-center dhe që flisnim me të huaj”, kanë thënë të rejat. Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës ka dyshime se studioja e zbuluar është vetëm një nga shumë të tjera të këtij lloji në Tiranë. Operacioni policor i koduar “Chat line 3” u finalizua të mërkurën nga Policia e Tiranës. Dafina Tresa dhe bashkëpunëtori i saj, Artur Bakalli, po hetohen për akuzën e “mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe “shfrytëzim të prostitucionit”. Në shtëpinë me qira të përshtatur si studio erotike, policia sekuestroi 9 kompjuterë me kamera për komunikim video-online, dy lap-top dhe 16 lodra plastike seksi.

Në gjykatë
Shtatë të arrestuarit për prostitucion virtual në Tiranë katër ditë më parë, dolën Gjykatës së Krimeve të Rënda ditën e premte për t’u mësuar me masën e sigurisë. Fitimi mujor i këtij aktiviteti të paligjshëm arrinte deri në katër milionë lekë të vjetra. Prostitucioni virtual apo online, mësohet se kryhej nga pesë vajza, të cilat u ndaluan nga policia e kryeqytetit. Sipas prokurorisë, ato kryenin biseda dhe veprime erotike para një kamere, pasi paguheshin kryesisht nga shtetas të huaj në llogari bankare përmes internetit. Me kërkesë të prokurorit Enklid Gjini, gjykata liroi nga qelia administratoren e studios erotike, 32-vjeçaren Dafina Tresa, nënë e dy fëmijëve të mitur.
Prokurori e argumentoi kërkesën me ndryshimet e pësuara në Kodin Penal, ku përjashtohet masa “arrest në burg” për nënat me fëmijë nën 3 vjeç. Ndërkohë, para gjykatës Tresa u shfajësua duke thënë se nuk e dinte që veprimtaria e saj përbënte vepër penale. “Sa për vajzat, ato kanë bërë gjithçka me dëshirën e tyre. Nuk kam detyruar njeri”, i tha ajo gjyqtarit të gatshëm. Tresa do të hetohet për akuzën e “mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe “shfrytëzim të prostitucionit”. Ndërkohë, për bashkëpunëtorin e saj njëkohësisht edhe bashkëshort, 33-vjeçari Artur Bakalli, Gjykata caktoi masën “arrest në burg”. Ai mohoi të kishte dijeni se çfarë ndodhte në apartamentin e marrë me qira nga Tresa në një pallat pranë maternitetit “Nëna Geraldinë”. Nga qelia u liruan edhe pesë vajzat e akuzuar për “prostitucion”, pasi shisnin në internet biseda dhe veprimeve të nxehta. Për to u caktua masa “detyrim për paraqitje”. Operacioni policor i koduar “Chat line 3” u finalizua dy ditë më parë në Policia e Tiranës.

Arrestimi
Të arrestuarit janë shtetasja Dafina Tresa, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line”; Artur Bakalli, 33 vjeç; Xh. B., 21 vjeçe; A. B., 20 vjeçe; E. D., 21 vjeçe; K. B., 19 vjeçe dhe A. K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 17-vjeçares B. D., banuese në Tiranë. Nga hetimet të cilat zgjasnin prej disa kohësh, ka rezultuar se shtetasja Dafina Tresa, 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet “Adult Ëork”, aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin “Bajram Curri”.Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 9 njësi kompjuteri, 9 ekrane kompjuteri, 9 kamera për komunikim video online, dy lap-top, 16 lodra plastike të seksit dhe sende të tjera të cilat përdoren si lodra seksuale. Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucion’./shekulli.com.al/

Tags: onlineprostitucion
Previous Post

VIDEO/ Mënyra e re e mafias shqiptare për të kontrabanduar emigrantët në Britani

Next Post

VIDEO LIVE/ “Irma” godet ishujt në Florida

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Uragani “Irma” zhduk plazhin më të famshëm në botë

VIDEO LIVE/ "Irma" godet ishujt në Florida

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.