Shitësit e librave shkollorë për ciklin nëntëvjecar po i shesin librat më tepër se sa çmimi që kishin në kopertinë.
Disa shtëpi botuese kanë vënë cmime të tjera dukshëm më të mëdhenj se sa ata të miratuar për shitjen e librave duke vjedhur kështu mijëra fëmijë përgjatë procesit të pajisjes me libra shkollorë.

Në foto duket qartë se mbi çmimin e vjetër është vendosur një cmim i ri më i lartë. Nëse ble vetëm një libër ndëshkimi nuk është i madh por nëse llogarit se numri i librave është më shumë dhjetë atëherë vjedhja kapërcen 10% të çmimit të librave.

Ndërkohë fitimi i pandershëm për shtëpitë botuese apo shitësit është shumë i madh kur ke parasysh volumin e madh të shitjeve në ditët e fillimit të vitit të ri shkollor.












