Një 28 vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme.
Sipas informacioneve zyrtare Enea Muçollari, 28 vjeç, banues në Bickë-Devoll, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Land Rover” me targa AA273MG, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është aksidentuar shtetasja V.M, 21 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 290 e 291 të Kodit Penal.












