Në lagjen nr. 10 në Korçë, mësohet se N. G., rreth 52 vjeç, duke punuar te “Kompleksi Sportiv” dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga skela, duke marrë dëmtime trupore.
Ky person u transportua menjëherë në Spitalin e Korçës, për të marrë ndihmë mjekësore, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.












