Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur për liderin e grupit Metallica, James Hetfield. Ndërsa po performonte në Holandë legjenda 54-vjeçar nuk e vuri re që skena po hapej dhe u rrëzua me fytyrë. Për fat të mirë kitaristi doli nga pjesa e skenës së hapur, ku u rrëzua pa u dëmtuar dhe filloi koncertin.











