Një aksident rrugor me pasojë tre të plagosur ka ndodhur sot në zonën e Freskut në Tiranë.
Dy vajza dhe një djalë u lënduan dhe janë jashtë rrezikut për jetën pas një aksidenti ku u përplasën dy mjete.
Mësohet se u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë një prej të plagosurve i cili kishte mbetur i bllokuar brenda mjetit.
Policia shkoi në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.











