Këngëtari i famshem Sinan Hoxha ka festuar ditelindjen mbrëmjen e kaluar. Ai nuk ishte në dijemi por bashkëshortja e tij e ka surprizuar duke mbledhur të gjithë miqtë e tij më të afërt në një darkë në një nga lokalet e kryeqytetit. Sinani është dukur tepër i kënaqur nga kjo festë enkas për tëpër të cilën nuk kishte dijeni. Ndërkohë nuk ka munguar as urimi emocionues i saj në rrjetet sociale.
“Gëzuar ditëlindjen, thesari i zemrës sime! Fjalët s’do mundeshin kurrsesi të jepnin të plotë portretin e dashurisë që zemra ime mbart për ty. Sa herë thellohem në sytë e tu, humbem sikur në botë të frymonim vetëm ne të dy. Në çdo moment të ndjej në pafundësinë time. Të dua aq sa s’mund të thuhet, mendohet, imagjinohet…”,- shkruan Andrra krahas një fotoje ku kanë pozuar të dy gjatë mbrëmjes së djeshme.











