Zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave ka dhënë dorëheqjen e tij nga ky post.
Nëpërmjet një letre drejtuar Kryesisë së kësaj akademie, Myzafer Korkuti, paraqet dorëheqjen e tij të parevokueshme, “për arsye personale”.
Myzafer Korkuti u zgjodh në këtë post, dy ditë më parë, pasi më parë kishte mbajtur postin e kryetarit.
Në mbledhjen dhe votimin e debatueshëm, kryetar i Akademisë së Shkencave u zgjodh Gudar Beqiraj, i cili mbante postin e zëvendëskryetarit.













