Janë arresruar nga policia e Holandës një shqiptar dhe një lituanez. Sipas mediave lokale shqiptari 25 –vjeçar dhe lituanezi, 28 vjeç, u kapën me një sasi te madhe lënde narkotike në Nrth Brabant, zonë jugore e Holandës. Policia pa që të dy burrat u takuan njëri-tjetrin natën e premte dhe një çantë e madhe u dorëzua. Kokaina u gjet në makinën e lituanezit, ndersa mesohet se te dy mjetet e tyre jane sekuestruar. Në automjet, policia gjeti 12 kilogramë kokaine. Mbi ta është ngritur akuza e trafikut të lëndëve narkotike dhe pritet të dalin para gjykatës.











