Dy shqiptarë janë ekstraduar nga Greqia. Interpol Tirama mundësoi që të dorëzohej në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Tiranë, Artan Prenga, 39 vjeç, banues në Rrëshen, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese në bashkëpunim. Gjithashtu edhe shtetasi Ajet Kariçi, vjeç 43, banues në Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”.











