PJESA E DYTË MINUTË PAS MINUTE
53’ Odise Roshiiiiii. 0-1. Shqipëria në avantazh. Kundërsulm i shpejtë i Sadikut në krahun e majtë. Sulmuesi sheh Roshin dhe lëshon një harkim perfekt për mesfushorin i cili gjen rrjetën me gjuajtjen e parë në portë të Shqipërisë në këtë ndeshje.
51’ Hysaj i dorëzon topin Alioskit, i cili lëshon një harkim të rrezikshëm drejt zonës, largon më vështirësi prapavija dhe Hyka kthehet duke hequr sferën.
47’ Ajeti largon harkimin e radhës drejt zonës së kuqezinjve, duke kaluar topin në fundore.
46’ Rifillon ndeshja me dy zëvendësime te Shqipëria. Basha dhe Memushaj zënë vendin në fushë të Llullakut dhe Kukelit.












