Një 72 vjeçar ka humbur jeten si pasojë e nje aksidenti automobilostik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë rotondos së Kolonjës në qytetin e Lushnjës. Sipas burimeve viktima është një banor i zonës, 72 vjeç, Kimet Hoxha nga fshati Ardenicë. Męsohet se autori nuk ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë, por është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia e Lushnjes tha se nuk është identifikuar mjeti që shkaktoi aksidentin dhe se ka nisur hetimet.












