Pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi, nga bashkëshorti i saj disa ditë më parë, mësohet se KLD ka sekuestruar dosjen e dënimit në vitin 2015, të autorit të kësaj vrasje, Fadil Kasemit.
KLD do të verifikojë si u zhvillua gjykimi dhe si ka vepruar trupa gjykuese në Kavajë.
Dy vjet më parë, Kasemi u gjykua dhe dënua me tre vjet burg për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, Fildes Hafizi. Ai u amnistua pas kishte kryer gjysmën e dënimit.












