Reshjet e shiut të dy ditëve të fundit, përveç se kanë ulur ndjeshëm temperaturat, sipas Emergjencave Civile, ka shuar edhe të gjitha vatrat e zjarreve në vend.
“Gjatë 24 orëve të fundit për shkak të reshjeve të shiut, të cilat përfshinë gati gjithë territorin e vendit, vatrat e zjarrit aktive që kanë qenë ditët e mëparshme janë shuar plotësisht nuk ka pasur vatra zjarresh masive”, thuhet në njoftim të shkurtër të Emergjencave Civile.












