• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ORA NEWS/Flasin fëmijët e gjyqtares së vrarë: Babi na terrorizonte, kur qanim ai qeshte

droni by droni
3 September, 2017
in Kronika, Kryesore, speciale
0
ORA NEWS/Flasin fëmijët e gjyqtares së vrarë: Babi na terrorizonte, kur qanim ai qeshte
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga: Manjola Hasa

Ora News ishte në shtëpinë e Fildes Hafizit, gjyqtares së ndjerë të ekzekutuar dy ditë më parë nga ish-bashkëshorti. Nën dhimbje, familjarët flasin ekskluzivisht për Ora News, për një ngjarje të paralajmëruar, dhunë dhe kërcënime në prani të fëmijëve. Ndërsa prindërit e të ndjerës, tashmë të mbetur pa shtëpi, kërkojnë ndihmën e shtetit për të rritur dy fëmijët e mitur, Melisën dhe Arlindin. Intervista ekskluzive u mor nga gazetarja e Ora News Manjola Hasa

 

Melissa për Ora News : Kemi qenë një të tre. Na thoshte ne jemi një trup i vetëm.Gjithmonë na e ka thënë. Ajo ka sakrifikuar çdo gjë për ne. Ditën kur ka vendosur që do të ndahet, ka vendosur që do të ndahet vetëm se atë ditë kemi qenë unë dhe Arlindi përtokë, ishim duke qarë, duke iu lutur. Nuk duronim dot më, ishim duke u shkatërruar. Nuk donim të shkonim as në shtëpi pas shkolle. Dhe kur e ka vendosur më ka thënë: Unë e kam vendosur me koshiencë që sot mund të kisha vdekur dhe ka mundësi mund të vdes.

Arlindi për Ora News: Jetoi dy vjet e lirë dhe bëri çdo gjë për ne, sakrifikoi jetën për ne në fund fare. Është gjëja më e bukur që kam parë ndonjëherë, nuk kam fjalë. Nuk e di.

Prindërit e Fildesit thonë se e gjejnë forcën për të jetuar pas vrasjes së të bijës tek dëshira për ti qëndruar pranë mbesës e nipit, tashmë jetim.

Bynjamini kujton me dhimbje sakrificat që ka bërë për ti mundësuar gjyqtares së vrarë shkollimin dhe realizimin e ëndrrave të saj.

Bynjamin Hafizi për Ora News: Ngjarja e saj ishte fatkeqe, nuk e kam nxit kurrë me u nda nga familja se nuk donin fëmijët. Por ishte kaq e lodhur, kaq e frikësuar, kaq e tmerruar, sa këta dy fëmijë  që në moshë të vogël sa u ka thënë u ka ardh i ati, kanë hyrë poshtë dyshekëve dhe janë fshehur.

Nafie Hafizi për Ora News: Kjo është e vërtetë.

Bynjamin Hafizi për Ora News : Mora vendimin e Kavajës, skandaloz.Gjithë atë ngjarje e kthyen në një fjalë boshe: Dhunë në familje.Ata nuk ishin familje, ishte e ndarë.Kishte 6 muaj. Ishte vajza ime, nuk ishte më gruaja e tij, ishte nëna e fëmijëve.

Tanimë, kur bota i është shembur nën këmbë, me karakterin e fortë të një shkodrani, jep mesazhe për gratë dhe vajzat që jetojnë nën terroin e dhunës së bashkëshortëve.

Bynjamin Hafizi për Ora News: U bëj thirrje të gjithë grave, të gjitha vajzave, të gjitha nënave. Bëhuni trime dhe mos pranoni. Ai që e rreh gruan, ai që vret gruan është mashkulli më i poshtër. Jo mashkull, nuk duhet me qujt mashkull. Kafsha më e poshtër e shoqërisë njerëzore.

Nafie Hafizi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore ndaj dhe muajt e fundit ka jetuar nën përkundesjen e Fildesit dhe fëmijëve të saj.

Nuk mendon më për jetën e saj, por për plagën që i hapi vrasja e së bijës që e shikon sa herë flet sikur pret miratim prej saj.

Nafie Hafizi për Ora News: Kërkoj ndihmë që këta fëmijë ti rris siç ka dashur ajo. Kam harruar çfarë më ka gjetur mua. Mua më raftë pika!Po nuk bjen pika. Kam harru se du me jetu me i rrit këta fëmijë.

Të dy janë pensionistë dhe druhen se çfarë do të ndodhë pas disa viteve me fëmijët e Fildesit në kohën kur nuk kanë as shtëpi dhe as të ardhura të tjera përveç pensionit.

Nafie Hafizi për Ora News: Më ka lënë detyrë shumë të vështirë, ne jemi dy pleq. Sa të kem jetë do të mundohem me i rrit. Por nuk kam mundësi me i rrit si ka dashur ajo. Kushtet ekonomike i kanë shumë të vështira. Jemi dy pleq me dy pensione. Ne kemi prit me e marrë rrogën Desi, jemi në shtëpi me qira. Që me 1 shtator jemi të gjithë jashtë. Unë me dy fëmijë jam jashtë dhe me plakun.

Arlindi mbush 15 vjeç në muajin nëntor, nxënës me rezultate të shkëlqyera që do të ndjekë studimet e larta, i frymëzuar nga nëna e tij. E quan idhull dhe heroinë, dhe për këtë simbolikisht kanë dhënë tituj vlerësimi për mamin e tyre, gjatë kohës që jetonin të tre.

Arlindi për Ora News: Ka qenë heroinë që nuk ka fjalë me e përshkru. Ka sakrifikuar çdo gjë për ne përditë.Në kushtet më të vështira që vetëm ne i dimë, sepse ne kemi jetuar atje.

Melissa për Ora News: Është dashuria ime e parë, është heroinë.

Për babain vrasës, Arlindi thotë se kanë jetuar nën terrorin e dhunës psikologjike dhe e përshkruan si një njeri me temperament të frikshëm. Edhe familjarët flasin për një ngjarje të paralajmëruar, me kërcënime të shtuara pasi Fildesi refuzoi rikthimin me ekzekutorin e saj.

Melissa për Ora News: Unë dhe Arlindi nuk ia kemi ditur kurrë kuptimin fjalës babë, ashtu ka qenë ai gjithmonë, nuk na njihte.Para ca kohësh isha vetëm me atë dhe po më bërtiste në lidhje me mamin. Mund të ketë qenë e vetmja kohë kur ka treguar psikopatinë e  tij përpara nesh dhe ka qenë gjëja më e frikshme e jetës sime. Unë qaja dhe ai qeshte që qaja unë.

Arlindi për Ora News: Ku kemi jetuar ne ka qenë terror, trembeshim, iknik, mbylleshim.

Melissa për Ora News: Deri para një jave na thoshte: Shkoni tek babi se është vetëm për Bajram. Nuk e urrente dot. Ka qenë fenomenale.

Arlindi për Ora News: Ne shkonim absolutisht çdo fundjavë, edhe kur nuk donim, qanim, nuk donim të shkonim na çonte mami. Sado të vështirë e kishim na fliste mirë.

Ajo çka lexohet në keto mure të marra me qira është përpjekja e pandalur e një nënë, një gruaje, një gjyqtare që tenton mes sakrificave dhe varfërsisë të edukojë fëmijët e saj.

Fildesi punoi për drejtësinë dhe u largua nga kjo botë nga padrejtësia që ka sjellë sistemi, të cilit ajo i kishte besuar sakrificat e saj.

Në emër të Fildesit dhe të gjitha grave që ua morën jetën në një vend ku liria blihet dhe drejtësia është për shitje nga një institucion në tjetrin, duhet që të paktën jeta e humbur e tyre të mos shkojë dëm.

Duhet të shkunden të gjithë, shoqëria, sistemi, të korruptuarit e të pamundurit për ti dhënë fund një realiteti që mund ti trokasë çdokujt në derë.

Për momentin vdekja e tmerrshme e së emës trokiti në fatin e Arlindit dhe Melisës, e ardhmja e të cilëve do të varet edhe nga ndihma qe shteti e shoqëria do tu japë për të vazhduar përpara, me forcën që u ka lënë e ëma dhe këto mure me qira që nuk  mund te jenë më streha e tyre edhe për shkak të dhimbjes që u rikujtojnë.oranews.tv

Tags: fildesgjyqtarja e vrareshkoder
Previous Post

Fevziu tregon të fshehtat e emisioneve të vështira: Gruaja më dërgoi mesazh kur u zemërova me Lamen

Next Post

Horoskopi, 4 Shtator 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

droni

droni

Next Post
Horoskopi, 7 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 4 Shtator 2017/ Dhe yjet rrinë..., e flasin për JU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.